Nga Petrit Vasili/
Javën, që lamë pas, grosistët e naftës paralajmëruan se do të rrisnin çmimin e naftës.
Pra do të rritej edhe më shumë se 199 lekë litri, që eshte aktualisht ne treg dhe shkaku ishte gjoja nje krizë e shkurtër çmimesh në Bursat ndërkombëtare.
Mirëpo një zhvillim tejet pozitiv ka ndodhur sot: Opec plus ka vendosur të mos ulë prodhimin e naftës dhe se çmimi i naftës aktualisht jo vetëm qe nuk u rrit, por është ulur 4 usd për fuçi.
Nëse këtë javë që vjen, nafta do të rritet në Shqipëri është e qartë, si drita e diellit, se kemi të bëjmë me vjedhje të hapur, vjedhje e realizuar në bashkepunim me qeverinë.
Nëse nga e hëna do t’ju rritet qoftë edhe nje lek çmimi i naftës kjo do të thotë se: po ju vjedhin!!!
PYETJA E MADHE, QE SHTROHET ESHTE:
Përse nuk u ul çmimi i naftes në Shqipëri gjatë muajit të kaluar, kur ai kapi nivelet e paraluftes në Ukraine, por qëndroi për javë të tëra 199 lekë, me një çmim të fiksuar Kartel?
Të mos harrojmë edhe se dollari është në pikatë dhe ai shkëmbehet me vetem 92.89 lek sipas Bankes së Shqipërisë.
K O N K L U Z I O N:
Përgjigjen e kesaj pyetje ka detyre dhe duhet ta gjejë SPAK, i cili vidhet edhe ai njelloj si edhe qytetarët e thjeshtë, sa herë që makinat e prokurorëve të tij furnizohen me naftë.