Vasili: Pas denoncimit të Bashës dhe opozitës për fshehjen e shifrave, vdekjet nga COVID-19 në Shqipëri janë rritur me 64%

252
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka nxjerrë statistikat për muajin nëntor duke vënë re se pas denoncimit të Bashës dhe opozitës për fshehjen e shifrave, vdekjet nga COVID-19 në Shqipëri janë rritur me 64%.

Pikërisht në periudhën 10-19 nëntor në Shqipëri kishte 86 viktime, kurse 20-29 nëntor 141 viktima. Më datën 20 nëntor Basha denoncoi fshehjen e viktimave me shifra.

Vasili kërkon një hetim të thelluar për këtë fakt teksa sipas tij deklaratat e Ramës dhe disa mjekëve të akaparuar vetëm sa rëndojnë situatën.

POSTIMI:

Rriten 64% vdekjet nga COVID ne Shqiperi, pas denoncimit nga Opozita dhe Basha??

Prej dates 10 nentor deri ne 19 nentor kishte 86 raste humbje jete nga COVID ne Shqiperi.

Ndersa prej dates 20 nentor deri 29 nentor pati 141 raste humbje vdekje.

Rritja e numrit te vdekjeve eshte kritike me 64%, eshte nje rritje shume e madhe dhe e menjehershme.

Cfare ndodhi?

A mos pesoi mutacion virusi? Jo kjo nuk ka ndodhur.

A e goditi ndonje uragan vendin? Jo jo as kjo nuk ka ndodhur.

Shume e thjeshte per te kuptuar.

Ne date 20 nentor u DENONCUA fort dhe qarte publikisht nga opozita dhe Basha, qe vdekjet po fshiheshin.

Qe mbas kesaj dite rritja eshte plot 64% dhe kjo kerkon analize dhe hetim te thelluar deri ne nje.

Deklaratat politike te Kryeministrit dhe te disa mjekeve te akaparuar vetem rendojne akoma me keq situaten.

E verteta duhet zbardhur pa asnje hezitim pasi jane jete te humbura shqiptaresh.