“Mësues, policë, nxënës, zyrtarë”, Vlora kthehet në një vatër të nxehtë Covidi, ‘nami’ me infektime për 24-orë

235
Sigal

Vlora, e cila gjatë gjithë muajve të verës mbajti një numër të ulët infektimesh nga Covid, duket se po përballet me një rritje të ndjeshme të rasteve. Përgjatë 24-orëve të fundit në qytetin bregdetar janë regjjistruar 31 raste të reja pozitive.

Burime për Faxweb bëjnë me dije se përgjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv dy mësues në dy shkolla 9 vjeçare dhe një nxënës. Një tjetër rast është shënuar në administratën e Universitetit të Vlorës. Të infektuar kanë rezultuar dhe punonjës të Drejtorisë së Kufirit, Sigurimeve Shoqërore dhe Bashkisë Selenicë.

Gjatë fundjavës, e cila përkoi dhe me festën e Çlirmit dhe të Pavarësisë, Vlorën e frekuentuan dhjetra pushues, që mund të çojë në një rritje të mëtejshme të infektimeve në ditët e ardhshme, pavarësisht se strukturat hotelerike u shprehën se pritja është bërë duke respektuar të gjitha rregullat e pandemisë.