‘Si kam lindur unë?’ pyetjet me ‘spec’ e vajzës së tij që vuri në pozitë Presidentin Meta

573
Presidenti Ilir Meta ka dhënë shumë intervista, por kjo e sotmja padyshim ngelet më e veçanta. Kjo pasi pyetjet ia ka bërë vajza e tij e vogël, Era. Teksa ishin të ftuar në ‘Xing me Ermalin’ Meta i është përgjigjur pyetjeve të vajzës.
PJESË NGA INTEVISTA
Si kam lindur unë?
Nuk ta ka treguar mami akoma? Kam qëlluar në Gjermani atë ditë se nuk donin që të më shqetësonin.
Nuk po të pyes kë pëlqen më shumë nga ne të tre, por kë më shumë si tip?
Pse më provokon? Të tre
Pse nuk bëhen gratë presidente?
Po dhe mund të bëhen, por shpresoj që mos të jem burri i parë.
Pse martohen të rriturit?
Që të kenë fëmijë?
Qe të kenë fëmijë apo dhe të kurorëzojnë dashurinë?
patjetër, martesa me dashuri bëhet.
Pse u martove me mamin?
Ta dija se do më intervistonte mua dhe ti nxirrte emocionet Mamaqit
Do që të bëhem si ty apo si mami?
Unë dua të bëhesh Era.
Pse nuk më ke pyetur kurrë se kë dua më shumë, ty apo mamin?
Sepse unë nuk mërzitem nëse ti do mamin.
Më ke gënjyer ndonjëherë?
Njëherë kur më dërgoje dëshira me letra babagjyshit pak kohë më parë.
Sigal