Vasili: Ndalimi i laboratorëve privat për testimet e COVID19, përpjekje për të fshehur të vërtetën

258
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili akuzon qeverinë për fshehje të të dhënave reale për personat e sëmurë më koronavirus. Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se ndalimi i laboratorëve privatë për të kryer analiza është shkelje ligjore dhe strategji e qeverisë për të mos treguar numrin real të të prekurve.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Pengimi i testimi te coronavirusit nga laboratoret e tjere, i paligjshem dhe per te fshehur te verteten!

Testimi i gjere i popullates per coronavirusin eshte kerkuar publikisht nga Organizata Boterore e Shendetesise qe ka theksuar si strategjine me efikase: “TestimTestimTestim.”

Kjo eshte menyra e vetme per te kontrolluar situaten dhe per te penguar perhapjen.

Eshte fakt, qe shteti ne Shqiperi realizon nje numer shume shume te kufizuar testimesh, i cili eshte shume shume larg nevojave per testim te gjere.

Nderkohe shteti ne vend te promovoje e stimuloje me te gjitheforcen dhe mundesite e tij edhe laboratore te tjera per ta bere testimin, perkundrazi jo vetem i pengon por edhe i kercenon ato.

Çdo laborator publik ose privat, qe ploteson kushtet duhet te lejohet te kryeje testimin.

Kete e lejon fare qarte “LIGJI Nr. 15/2016
“PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE INFEKTIVE”.

Ligji lejon diagnostikimin per semundjet infektive nga te gjitha strukturat ku

Neni 9 pika 3 sakteson:

“3. Identifikimin e shkaktarëve të sëmundjeve infektive, me qëllim përcaktimin e
diagnozës, e kryejnë institucionet shëndetësore publike e jopublike të licencuara, sipas
legjislacionit në fuqi për licencimin”.

Per cdo rast te konstatuar pozitiv percaktohet ne ligj detyrimi per ti raportuar ne Sherbimin Kombetar te Inteligjences Epidemike qe hetojne rastin ose vatren eventuale.

Ja ç’thote Neni 5:
“Njoftimi dhe raportimi i sëmundjeve infektive
1. Sëmundjet infektive janë objekt i raportimit periodik dhe të detyrueshëm. Ministri
përgjegjës për shëndetësinë miraton, me urdhër, listën e sëmundjeve infektive dhe udhëzuesit
përkatës për raportimin në mënyrë të detyrueshme nga institucioni publik apo jopublik
shëndetësor në organet përkatëse.
2. Çdo institucion publik apo jopublik raporton tek organet përkatëse, të përcaktuara nga
ministri përgjegjës për shëndetësinë për:
a) çdo infeksion, i cili, sipas tij, paraqet apo mund të paraqesë dëm të rëndësishëm.”

Per keto arsye pengimi i testimit te coronavirusit edhe nga laboratore te tjera eshte pa asnje diskutim nje veprim i qellimshem per te mbuluar realitetin dhe pa asnje baze ligjore.