Koronavirusi/ Gjermania afër Kinës për të infektuar

320
Sigal

Gjermania pavarësisht se është shteti i pestë për të infektuar nga koronavirusi po e menaxhon krizën ndryshe nga Italia dhe Spanja.

Vetëm 46 viktima ka shënuar Gjermania në 24 orët e fundit teksa ka shënuar 2 mijë e 700 të infektuar. 74 mijë raste të konfirmuara ka gjithsej Gjermania dhe pse kjo shifër përkon afër asaj të Kinës që prej javësh ka 81 mijë të infektuar, shumica e të cilëve të shëruar.

Ajo çfarë është lajm i mirë nga Gjermania është se koronavirusi ka vdekshmëri të ulët në këtë vend pasi dhjetë në një milion banorë deri tani kanë humbur jetën nga ky virus.