Vasili ndaj Ramës: Koha të shporrim planin e tepsisë dhe të timonit

453
Lëvizja Socialiste Për Integrim ka zhvilluar një miting në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, kreu i LSI, Petrit Vasili tha se LSI ka një plan konkret. Ai iu përgjigj edhe kryeministrit Edi Rama kur tha se është koha për të shporrur planin e tepsisë dhe të timonit.
“Ne kemi planin madh për mirëqenien. Eshtë koha të shporrim planin e tepsisë dhe të timonit. Ne kemi taksa të ulëta, kemi të rinjtë të parët. Ne kemi një bujqesi dhe turizëm. Po të tjerët ca kanë? Të tjerët kanë drogë dhe koncesione. Kemi një zgjidhje për arrogancën. Zgjidhja është numri 1. LSI ka një plan të tjerët kanë republikat e reja dhe tepsitë. LSI ka plan për një shoqëri të begatë, të tjerët kanë tepsi. Të lemë kohën e qeverisjes nga një i çmendur. Armiqtë tanë janë papunësia dhe varfëria”- tha Vasili.
Mes të tjerash Vasili tha se tashmë është koha që të ndryshojë dita për Shqipërinë.
“Do t’i shembim me planin tonë. Kjo është dita ta ndryshojmë Shqipërinë. Duart të liga, duar intrigante, e mbajtën peng vendin. Nga ky shesh vjen mesazhi i LSI, rrugën e kanë përcaktuar gratë, burrat, të gjithë bashkë në 25 qershor. Koha ka ardhur, votojmë nr1. Se LSI de duam, Shqipërinë e duam. Fitore, fitore për të gjithë ne”, tha Vasili.
Sigal