Vasili: Menaxhimi kuturu i pandemisë nga qeveria “Rama” po sjellë shkatërrimin e ekonomisë së vendit

365
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se menaxhimi kuturu i pandemisë nga qeveria “Rama” po sjellë shkatërrimin e ekonomisë së vendit.

Përmes një video mesazhi në Facebook, Vasili shprehet se mënyra sesi qeveria ka vendosur strategjinë e testimeve ka sjellë dhe shtyrjen e efekteve të saj dhe jo ndalimin në kohë.

Përveç kësaj, Vasili thotë se oraret pa logjik të qeverisë për bizneset po sjellin falimentimin e sigurt të tyre.

“Menaxhimi kuturu i pandemisë. Menaxhimi kuturu, antishkencor dhe tërësisht i ç’organizuar i pandemisë shkatërroi ekonominë shqiptare!”,- shprehet Vasili.

Video mesazhi i Petrit Vasilit në Facebook:

Menaxhimi kuturu i pandemise.

Menaxhimi kuturu, antishkencor dhe teresisht i ç'organizuar i Pandemise shkaterroi ekonomine shqiptare!(VIDEO).

Gepostet von Petrit Vasili am Montag, 20. April 2020