Rama vendos të zgjasë pandeminë deri në 23 qershor

573
Sigal

Kryeministri Edi Rama vendos të zgjasë pandeminë deri më 23 qershor.

Qeveria do të dërgojë në Parlament një propozim për të zgjatur gjendjen e fatkeqësisë natyre deri në 23 qershor.

Ky propozim u paralajmërua gjatë ditës nga kryeministri Rama, i cili tha se gjendja do të zgjatet përtej datës 24 prill gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar me qytetarët në rrjetet sociale.

Siç shkruhet në VKM-në e mëposhtme, Këshilli i Ministrave vendosi që të propozojë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendimin nr.243, datë 24.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, deri në datën 23.6.2020″.

VKM:

Referuar neneve 100 dhe 174, pika 2, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “d”, të nenit 18, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave vendosi që të propozojë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendimin nr.243, datë 24.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, deri në datën 23.6.2020”.