Vasili: Me 100 milionë eurot e Beccheti-t mund të ishin ndihmuar 1 milionë qytetarë

255
Sigal

I ftuar në një studio televizive, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka folur edhe ndër të tjera për atë që quhet skandali i freskët i qeverisë Rama që në bazë të vendimit të Gjykatës së Strasburgut duhet t’i paguajë biznesmenit Francesco Beccheti 100 milion euro për mbylljen e Agon Channel.

‘Janë një kompleks faktorësh që ndikojnë për keq. Janë vendimet arbitrare për subjektin, në këtë rast për Becchetti-n. Janë prononcimet publike, ende pa përfunduar procesi, dhe të gjitha këto përvijuan në një luftë personale, që sot përkthehet në 120 miliardë lekë të vjetra. Mund të ishin ndihmuar 1 milion shqiptarë që mund të merrnin diçka modeste në këtë kohë pandemie. Kush do i paguajë këto para? Ka plot procese të tjera në arbitrazh. Janë një numër i jashtëzakonshëm. Për vetëm katër kontrata palët kërkojnë deri në 2 miliard euro. Kam dëgjuar disa nga këta idiotët e qeverisë që thonë që Beçhetti kishte kërkuar 500-600 milion euro, por ne arritëm një fitore dhe e çuam deri në 100 milion euro. E kuptoni çfarë maskarallaku është këtu? Ja ku e kemi prokurorinë speciale. Ku është? Flenë për vite me radhë, mbi një shqetësim që është interes publik, kur paratë do i paguajmë të gjithë ne.’