Nga Petrit Vasili/
Proven me asgjesuese per varrosjen e zgjedhjeve si institucion e dha sot Vlora me pjesmarrjen ne votime me vetem 12.3%.
Shqiperia eshte sot ne nje situate politike me te rende edhe se ne fund te viteve 90′ kur rrezohej diktatura.
Njerezit ne vitin 1991 dolen masivisht ne zgjedhje se besonin tek vota dhe fuqia e saj per ndryshim.
Ndersa sot narkoqeveria me grabitjen, shitblerjen, patronazhistet, kercenimet gjithfaresh, shperdorimin e parave, perdorimi i krimineleve, perdorimi i infrastruktures dhe aseteve publike per zgjedhjet, te gjitha se bashku ja kane dale te rrenojne totalisht besimin se vota ka vlere dhe se ja vlen qe te dalesh te votosh.
Themeli i demokracise ne Shqiperi eshte kalbur totalisht dhe narkorepublika ja ka zene vendin Republikes kushtetuese, qe lind me vote.
Nje pakicë e kriminalizuar hajdutesh dhe grabitqaresh qe kane neper duar miliarda eurote pista kane rrembyer jeten dhe te ardhmen e shumices derrmuese te shqiptareve duke mbjelle shpopullim dhe varferi.
Ndaj sot eshte e qarte si drita e diellit se intrumenti i vetem per shpetimin vendit nga gremina eshte revolucioni politiko shoqeror per rikthimin e demokracise dhe shtetit ligjor, qe lindin vetem e vetem permes votes se lire dhe te ndershme.





















