Vasili: Fundi i “Ballkanit të Hapur”, tregoi Kurtin burrështetas dhe Ramën si palaço politik!

247
Sigal

“Fundi i ‘Ballkanit të Hapur’, tregoi Kurtin burrështetas dhe Ramën si palaço politik!”. Kështu deklaron nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, një ditë pas deklaratave të kryeministrit shqiptar.

Vasili shkruan se fundi i pështirë i Ballkanit të Hapur tregoi qartë se ka një humnerë të madhe, që ndan burrështetasit e vërtetë nga palaçot politike. Sipas tij, Albin Kurti sot është me kokën lart si gjithmonë, ndërsa palaçua politik me bisht në shalë pranoi fundin e neveritshëm të Ballkanit të Hapur.

POSTIMI I PLOTË
Fundi i Ballkanit të Hapur, tregoi Kurtin burrështetas dhe Ramën si palaço politik!
Fundi i pështirë i Ballkanit të Hapur tregoi qartë se ka një humnerë të madhe, që ndan burrështetasit e vërtetë nga palaçot politike.

Albin Kurti i mbështetur fort në parime dhe në një euroatlantizem të sinqertë e përbuzi Ballkanin e Hapur sllavorus.

Ndërsa palaçua politik Rama u zdërhall në mënyrë histerike dhe jua shpifi të gjithë shqiptarëve me përuljen poshtëruese para Beogradit dhe me urrejtjen ndaj Europës dhe integrimit ne BE.
Albin Kurti sot është me kokën lart si gjithmonë, ndërsa palaçua politik me bisht në shalë pranoi fundin e neveritshëm të Ballkanit të Hapur.

Por më shumë se çdo gjë flasin vetë deklaratat e Kurtit dhe palaços politik, hajde t’i lexojmë bashkë:
????ALBIN KURTI

???? 27 qershor 2022
Në ‘Procesin e Berlinit’ udhëheq Gjermania, në ‘Ballkanin e Hapur’ udhëheq Serbia, unë besoj se procesi i Berlinit nën udhëheqjen e kancelarit Scholts është rruga e duhur drejt integrimit europian.

???? 1 gusht 2021
“Ballkani i Hapur’ ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, sidomos nga Federata Ruse, por edhe nga Kina si dhe Ballkan i hapur për autokracinë, për korrupsionin, për kriminelët e luftës”.

???? 31 mars 2023
“Ballkani i Hapur, me sa e di unë as Website nuk ka. Pra, është një iniciativë që nuk ka as platformë, as kontratë themelore, nuk ka as strategji, as plan veprimi”, tha Kurti.

????Edi RAMA
???? 19 prill 2022
Jemi shumë të vendosur të vendosur të ecim me Ballkanin e Hapur, le të thonë çka të duan përqafuesit e turbofolkut nacionalist, ne do të vazhdojmë me Ballkanin e hapur.

???? 8 qershor 2022
“Për shkak se është i njerëzve dhe të ardhmes, ‘Ballkani i Hapur’ as nuk ndalet as nuk mbyllet. Kjo është mbase pak, por e sigurt. Kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet”, ka thënë ai.

???? 18 maj 2022
“Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, shkruan Rama ne twitter.

???? 14 shtator 2021
Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet, por rri dhe bën teori konspiracioni për Open Balkan.

Albin Kurtit me koherencën dhe principialitetin koha i dha të drejtë 100%, ndërsa Edi Rama u tregua një politikan mizerabël, totalisht i shantazhueshëm dhe një puthador pa asnjë parim.

FATKEQËSI E MADHE PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARINË QË KA NJË RAMË PËR KRYEMINISTËR!
SHPRESË E MADHE PËR TË ARDHMEN QË KA EDHE NJË ALBIN KURTI PARIMOR PATRIOT E TË PASHANTAZHUESHËM QË NUK SHET DHE BLEN KOMBIN, POR SAKRIFIKON GJITHÇKA PËR TË!