Varfëria nuk luftohet me portale e as bamirësi

289
Sigal

Ipeshkëvijtë e Kishës Katolike në një takim të jashtzakonshëm apelojnë nga Shkodra për qeverinë shqiptare se pandemia ka thelluar më shumë mjerimin e familjeve tashmë të varfëra duke i çuar ato në pragun e mbijetesës.Kjo punë nuk bëhet nëpërmjet portaleve dhe as me qese por me program të qartë solidariteti për njerzit në nevojë

Ipeshkvinjtë fshikullojnë  qeverinë e Rilindjes: Varfëria nuk luftohet me portale e as bamirësi

Situata e krijuar nga pandemia Covid 19, ishte në fokus të një mbledhje të jashtëzakonshme që Ipeshkvijtë e Kishës katolike në Shqipëri zhvilluan në qytetin e Shkodres. Duke e vlerësuar parësore jetën, ata e quajnë të rëndësishme mbrojtjen e shëndetit, por me nota shqetësuese e shohin aspektin ekonomik, ku varfëria është thelluar në shumë familje, e sot flitet për bukën e gojës. Në këtë pikë ata i kërkojnë qeverisë shqiptare një program të mirëfilltë menaxhimi. “Pandemia ka thelluar më shumë varfërinë e familjeve tashmë të varfra e ka krijuar varfëri të reja në pragun e mbijetesës. Kjo punë nuk bëhet nëpërmjet portaleve e as me bamirësi, por me një program të qartë solidariteti për familjet më në nevojë. E kjo është punë e qeverisë e cila duhet të kujdeset për qytetarët e saj që jetojnë në kushte më të rënduara ekonomiko-shoqërore”. Për personelin mjekësor që është në vijën e parë të luftës me këtë virus, si dhe për spitalet e qendrat shëndetësore, kleriket katolikë kanë një tjetër merak, që nuk lidhet vetem me periudhën e pandemisë. Duke vlerësuar shumë punën e të gjithë atyre që janë të angazhuar në fushën shëndetësore, duhet të konstatojmë se strukturat spitalore në vendin tonë kanë ende nevojë të përmirësohen. Ndaj është detyrë e organeve kompetente të shtojnë kujdesin ndaj këtyre strukturave, sikurse janë spitalet dhe klinikat e ndryshme në vendin tonë. Jeta dhe shëndeti kanë rëndësinë e tyre jo vetëm në momente të veçanta, sikurse është një pandemi, por gjithmonë dhe për të gjithë njerëzit e të sëmurët. Gjithashtu kujdesi ndaj stafit mjekësor që janë në përballje direkte me sëmundjen dhe tamponet në gjurmimin e sëmundjes do të ishin një vlerë e shtuar në këtë sfidë që po kalon vendi ynë. Covid 19 ka dhënë efekte të forta tek njerëzit edhe në aspektin psiko – shpirtëror, prandaj kërkohet asistencë për këto raste. Ndërsa për fëmijët që nuk mund të ndjekin mësimin online kërkohet zgjidhje. Shohim se shumë familje e fëmijë kanë vështirësi në ndjekjen e kurseve të shkollës online, sidomos në fshatrat e thella. Çdo fëmijë duhet të ketë të drejtën e arsimimit e garantuar nga Kushtetuta dhe t’i krijohen mundësi reale për ushtrimin e kësaj të drejte. Lidhur me veprimtarinë e saj kishtare dhe ritualet fetare, Kisha do të vendosë hap pas hapi, duke parë ecurinë që do të ketë pandemia në vendin tonë. Ipeshkvinjtë e mbyllin deklaratën e tyre me lutjen që kjo gjendje të kalojë sa më parë.