“Varfëria, barazia gjinore, papunësia janë plagët më të mëdha”, Gjosha: Duhet ti zgjidhim këto probleme

161
Sigal

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka kujtuar sot ditën ndërkombëtare të drejtësisë sociale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Gjosha thekson se të gjithë duhet të kthejnë sytë nga disa prej plagëve që vuan sot shoqëria, si varfëria apo barazia gjinore.

Sipas Gjoshës, Shqipëria e të ardhmes duhet të jetë Shqipëria e shtetit të së drejtës.

Postimi i plotë:

Sot është dita ndërkombëtare e drejtësisë sociale, ku të gjithë duhet të kthejmë sytë për t’i dhënë zgjidhje disa nga plagëve më të mëdha të shoqërisë si varfëria, barazia gjinore, papunësia, të drejtat e njeriut dhe mbrojtja sociale.

Sot shoqëria jonë është gjithmonë e më e ndarë. Sot mundësitë për të rinjtë janë thuajse inekzistente, me një papunësi në rritje, që e vret shpresën për të ardhmen!

Jetojmë në kohën ku të drejtat e qytetarëve janë fasadë, pjesë e propagandës së përditshme, por në vërtetë këtu vritet dhe e drejta e të menduarit, e drejta e lirisë së shprehjes, e drejta për të jetuar me dinjitet!

Drejtësia sociale duket si një koncept i vështirë e i pamundur, por gjithcka kemi nevojë është një qeverisje normale që mendon për qytetarët dhe e fokuson qeverisjen për t’i shërbyer të gjithëve njësoj!

Ne kemi nevojë të lëmë pas gjuhën e urrejtjes dhe të diskriminimit, për t’i kthyer sytë te ata që kanë më shumë nevojë. Shqipëria e të ardhmes duhet të jetë Shqipëria e shtetit të së drejtës!