Presidenti Ilir Meta në ceremoninë e çmimeve të shkollës austriake në Shkodër: Një model i arsimit profesional

481
Gjatë vizitës në Shkoder Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë gjithashtu edhe në një ceremoni për dhënjen e disa çmimeve për nxënësit më të mirë të shkollës austriake të qytetit.

Në një status në rrjetet sociale ai shkruan se shkolla ‘Peter Mahringer’ është një shkollë model e arsimit profesional.

Ja shënimi i plotë i kreut të shtetit në Facebook: Ishte një kënaqësi e veçantë, sot në Shkodër, të merrnim pjesë bashkë me ambasadorin austriak, Johann Sattler në dhënien e disa çmimeve për nxënësit më të mirë të shkollës austriake “Peter Mahringer”.

Një shkollë model e arsimit profesional, e ndërtuar me mbështetjen e qeverisë austriake, ku qindra të rinj marrin dije dhe profesion në fushën e teknologjisë së informacionit. 

Kemi nevojë për më shumë shkolla të tilla, në të gjithë vendin, për të formuar të rinjtë me aftësi profesionale, për të pasur nesër një punë të sigurtë dhe të mirëpaguar.
Sigal