Vangjel Dule pritet zyrtarisht në Athinë nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias: “Mbështesim fortë komunitetin grek në Shqipëri”

197
Sigal

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule, përfaqësues të minoritetit etnik grek që jetojnë në vendin tonë dhe drejtuesit e organizatës OMONOIA, janë pritur ditën e sotme, në një takim zyrtar të zhvilluar në Athine, nga Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias.

Nën ethet e fushatës elektorale që po zhvillohet vrullshëm në Shqipëri, Dendias ka pasur një bisedë të gjatë me Kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule i cili është kandidat i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në Tiranë, i pozicionuar i 11 në listën e koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim, ku ka shprehur konsideratën dhe vlerësimin e tij maksimal për kreun e PBDNJ.

Dendias është shprehur se ai, dhe Greqia mbështesin fuqishëm pakicën greke në Shqipëri dhe inkurajojnë gjithë pjestarët e komunitetit grek të votojnë për përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ardhshëm të vendit.

“Greqia është në anën e Pakicës Kombëtare Greke në Shqipëri,“- shkruhet në postim në Twitter, të Ministrisë së Jashtme Greke, pas takimit disa orësh.