Valbona Mezini: Lidhja ime mes politikës dhe gazetarisë

2229
Jeni nga ikonat e gazetarisë bashkëkohore shqiptare, por vihet re edhe përfshirja juaj në politikën shqiptare. Kush është Valbona Mezini?
Valbona është një vajzë që rend çdo ditë drejt të qenurit vetvetia dhe në paqe me botën, duke mos krijuar konflikt me askënd dhe për asgje. Përpiqem të udhëhiqem nga devocioni që më shoqëron që e vogë: të bëj mirë dhe të kërkoj tek të tjerët atë gjënë më pozitive që kanë për t’ua kultivuar atyre. Me talentin dhe intuitën pozitive punoj fort për të hedhur çdo hap dhe gjithça kam arritur është falë meritokracisë që kam brenda vetes. Qysh e vogël jam udhëhequr nga instikti i ngjitjes së shkallëve me mund e punë, kam kapërcyer shumë sfida dhe shumë të tjera më presin
Pse vendosët të hyni në politikë dhe a ka lidhje midis politikës dhe gazetarisë?
Arsyeja e kësajë ndërmarrjeje ishte të bëhem shembull i punës dhe përdorimit me efikasitet të talentit. Çdo person e ka një talent brenda vetes, mjafton ta njohë dhe kultivojë pozitivisht atë talent. Tek unë komunikimi publik dhe natyra shoqërore -organizative janë pjesë e këtij talenti, te cilat dua t’i shfrytëzoj në këte nismë që kam ndërmarrë për të promovuar atë që sot më shumë se gjithherë mungon: meritokracinë dhe altruizmin. Politika ka më së shumti lidhje me profesionin e gazetarisë, të cilën unë e ushtroj prej 12 vitesh pasi mbarova me rezultate të shkelqyera degën e gazetarisë pranë fakultetit Histori –Filologji. Kualifikimet dhe trajnimet në këtë profesion si dhe puna e përditshme më ka lidh me politikën, më ka dhënë aksesin të krijoj mendimin analitik dhe për çdo situatë a ngjarje, të vëzhgoj thelbin e gjësë dhe impaktin që le për interesin publik. Sensi analitik koherent dhe racional, të bën më të mprehtë në gjykim, më të thellë në vëzhgim dhe më afër të drejtës. Pastaj në një shprehje të tijin Churcill thotë: “Nëse nuk te pëlqen sesi bëjnë politikën, provoje ta bësh vet po munde më mirë, në të kundërt hesht”. Kjo shprehje me ka ngjall guximin për sipërmarrjen politike duke qenë e bindur se çdo gjë ndryshon në kohë dhe shërben si eksperiencë për të bërë më mirë
Në cilin ekran është ndjerë më mirë Valbona?
Nuk bëj dot diferencë të arsyeshme sepse për mua si TVSH ashtu edhe TV Scan, janë televizione profesionale, por në lloje te ndryshme. Njëri transmetonte shumë politikë dhe ky format axhendë është prioritet, ndërsa tjetri është dedikuar tërësisht informimit financiar, ekonomik dhe banking. Tjetër emocion TVSH sepse aty u rrita dhe kam kaluar mbrekullisht, e tjetër gjë TVScan që më përsos çdo ditë nga të nxënit në kulturën ekonomiko- financiare.
Cilat janë shijet e veshjeve sipas stinëve?
Vera është gjithmonë më e pëlqyeshme për mua sepse mund te eksplorosh në ngjyrat dhe pëlhurat. Zara dhe H&M janë pjesa më e madhe e garderobës time. CORCOR dhe NEXT përdor për okazionet. Linja e veshjeve që më ngjit më shumë mbase edhe per shkak të natyrës dhe temperamentit është ajo angleze NEXT.
Lidhja e Valbonës me librin dhe muzikën?
Libri është frymëzim, impuls, forcë për të cuar para veten time. Lidhja me librin për Valbonën është e pazgjidhshme. Unë linda në një familje vlonjate, që kur hapa sytë vura re se rrethohesha vetem nga librat, ishin me shumicë për shkak se im atë lexon tmerrësisht shumë dhe sot. Mamaja ime thotë se nuk mund të më ushqente, në se nuk më rrethonte nga librat, sepse unë zgjatja duart, vec nga keto objekte. Sot më së shumti librat e biblotekës së tim ati, kanë zhgarravinat e mia dhe për këtë ndjej keqardhje. Ndërsa kur isha e vogël në kopësht dhe nuk dija të lexoja, mbaj mend që blija shumë revisten ylli dhe fatosi edhe pse nuk ishte për moshën time. Më ngazëllente era e faqeve, fotot dhe skicat me ngjyra qe shikoja, dhe mbaj mend që beja sikur lexoja dhe inatosesha nga sikleti për të kuptuar cfarë shkruhej aty. Këtë e mbaj mend shumë mirë. Ndërsa sot gjej kohë të lexoj mbrëmjeve para gjumit dhe kur jam me “hënë të mirë”, ulem dhe shkruaj ndonjë poezi.
A ju shqetësojnë komplimentet rrugës apo në mjediset festive e ato të punës?
Jo, aspak! Është konstatimi me i bukur që kupton se çfare impresioni u lë të tjerëve dhe nuk ka gjë më të bukur, sesa të bësh të tjerët të ndjehen mirë, qoftë me prezencën tënde, me buzëqeshjen, me një gjest fisnikërie apo njerëzilleku. Komplimentat i dua dhe i dhuroj njëkohësisht. Energji pozitive që të imponon të sillesh mirë dhe drejtë, me të tjerët.
Çfarë pëlqen dhe nuk të pëlqen tek një mashkull?
Ajo që më pëlqen tek një mashkull është vetë statura e të qenurit mashkull. Konotacioni ekzistencial i kësaj gjinie, merr shumë kuptim kur e krahason me qenien femër. Një mashkull, ndryshe nga një femër, duhet të jetë më i fortë, më i vendosur, më intuitiv, m guximtar dhe më i drejtë. Nuk besoj se ne femrat kemi lindur te barabarta me qenien mashkullore nga vet forca fizike që ata kanë, por është e rëndësishme që në shoqëri të ushtrojmë të drejta të barabarta si ata, në funksionet institucionale dhe shoqërore. Vlerësoj inteligjencën dhe burrërinë tek një mashkull, mbi të gjitha. Ajo që nuk pëlqej tek një mashkull do të ishte varësia ndaj çdo gjëje që dëmton gjininë tjetër në shoqëri, edhe pse egoizmi i tij do ta kënaqte atë. Pastaj, po u more edhe me llafe, nuk është më mashkull, quhet “grua e ligë”. 
Si e koncepton dashurinë Valbona?
Ka vetëm një imagjinatë për mua dashuria, hyjnore dhe vetëm hyjnore. Nuk ndodh shpesh, por kur ndodh duhet respektuar në të gjitha mënyrat, përsa kohë është e tillë dhe quhet dashuri. Në fakt njerëzit e dashuruar tërheqin vëmendje më shumë se kushdo tjetër dhe ndaj do ta quaja hyjnore, kanë më shumë fat dhe u ndodhin gjëra më të mira. 
Çfarë e bën Valbonën të skuqet?
Më dhemb shumë mosmirënjohja dhe arroganca e disa njerëzve. Mungesa e ndershmërisë në gjërat që thuhen pa i menduar, më bën të ndjej keqardhje.Buffet, një multimiliarder amerikan thotë: Mos e kërko ndershmërine tek njerëzit e lirë, sepse ajo është vlerë shumë e shtrenjtë”. Mendoj se duhet të jesh fisnik në shpirt, që tjetrit t’i përçosh pozitivitet, mirënjohje dhe ndershmëri.
Përse nuk e çan kokën Valbona?
Jam natyrë e përgjegjshme dhe nganjëherë me tepri në këtë pikë. Ndaj s’mund të them se përdor këtë shprehje “nuk më bëhet shumë vonë”, por kur mendoj gjithmonë kam parasysh ata njerëz që s’kanë asnjë motiv në jetë dhe dita e tyre mbushet duke përgjuar të tjerët. 
Si i kalon ditët e verës dhe a ka gjë që ju nervozon?
Kam pushuar me familjen, kam lexuar sepse informimi për mua është detyra parësore. Mëngjesi im nis në verandë duke u informuar në internet mbi zhvillimet e ndryshme politiko- ekonomike nga bota dhe vendi. Lexoj dhe në disa gazetat të huaja. Sigurisht nuk rri dot, pa u nervozuar për çdo gjë që ndodh mbrapsht në politikën rilindase. Rasti më i fundit ishte ai kur një grua me fëmijë tentoi të vriste veten, duke u ngjitur në shtyllën e tensionit të lartë sepse e kishin larguar nga puna për bindje politike. Këto janë turpet e kësaj qeverie që po varfëron deri në skllavërim cdo shqiptar.
Planet e së nesërmes së Valbonës?
Kam shumë në politikë dhe jo vetëm. Zoti na dhëntë forcën dhe shëndetin për të bërë gjëra të mira për vendin dhe shqiptarët.
Sigal