Urim Gjata: Rama s’ka guxim jo ta largojë, por as ti zerë emrin në gojë

766
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Toma (Tom Doshi) është si ”tosun baçi” po foli ai rrumpallën e merr lumi

Si gjithmonë edhe mbas 8 vitesh narkoqeveri “rilindase”, fajin e ka Saliu, dhe imperializmi amerikan! I zënë nẽ çark si një mi. Idhnak, i tërbuar. mashtrues dhe frikësuar deri në palcë, mbrëmë kryeministri në detyrë e etiketoi mikun e tij Tomën si një engjëll. Vërtet kush ja shtrëngon kaq keq lakun në fyt këtij narko-kryeministri? Narko-qeverisja? Vjedhja e votës? Apo aferat e përbashkëta korruptive? Të treja bashkë përbëjnë lakun e lyer me sapun vlore në qafën e Ramës . Rama ka çdo lloj informacioni për korrupsionin, kontrabandën, trafikun, dhe krimin e organizuar, por ai hesht. Hesht, sepse pjesë e asaj llumnaje dhe grope ujrash të zeza, është vetë ai me shpurën e tij ”narko-rilindase” Idhnaku kryeministër, injoron jo vetëm denoncimet e qytetarit, opozitës, por edhe të ndërkombëtarëve, laku i tomave, i lyer me sapun në qafën e tij nuk e lejon të bzajë jo vetëm ndaj akuzave të besë, por as dhe kur ambasadorja amerikane në vendin tonë, Juri Kim bëri thirrje para disa ditësh që të gjithë liderët politikë duhet të reagojnë siç bëri PD-ja kundër kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit. Paturpësia e tij arrin deri atje sa deklaron se qëndrimi i tij nuk ndryshon fare nga qëndrimi i Ambasadores në lidhje me këtë çështje. Por ai, nuk guxon ta shohi Tomën në sy, dhe jo më të deklarojë në emrin e tij dhe partisë socialiste se kundërshton kandidimin e Tomës si kandidat për deputet në parlament.

Nuk guxon, sepse me largimin e Tomës dhe tomëve të tjerë, vorrit të krimit ”rilindas” i hiqet rrasa, krrimbat dhe ujërat e zeza shpërthejnë në sipërfaqe, sepse është po ky narko-kryeministër që lejon dhe bashkëpunon ngushtë me bandat, kanabizimin dhe trafikun e drogës, Vallë kaq shpejt na ka lënë memorja e skafeve vip, dhe mushkonjave të Divjakës ? Apo dhe për këtë fajin e ka Saliu? Ndaj ka arsye madhore që ky narko-kryeministër të mbrojë dhe fshehë bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij narko-deputetet, kryebashkiakët, dhe qeveritarët e tij të lidhur me krimin e organizuar, bandat dhe banditët. Mbron Xibrakën dhe Taulantin, sepse mbron Olsin e tij të dashur. Është po ky narko-kryeministër që mundohet t’i shpëtojë këtyre akuzave reale duke u hedhur si majmuni Çita, degë më degë dhe vazhduar sot e kësaj dite edhe mbas 8 viteve kryeministër “fajin e ka Berisha” Meta apo Monika ? Po vërtet Berisha e ka një faj ! Ai ia hoqi rrasën vorrit të hajdutëve, kriminelëve dhe trafikantëve ”rilindas”. Idhnaku, frikacaku, por dhe bashkëpunëtori në korrupsion i Tomës dhe jo vetëm i tij, nuk guxon të deklarojë atë çka deklaroi opozita dhe Partia Demokratike. Laku i lagur dhe lyer me sapun Vlore, në qafën e tij e tmerron. Ai e di, e kupton që mbas Tomës radha është e tij. Ai e di se Toma në ikje do tërheqë zvarrë litarin e sapunosur dhe Rama është i pari që do mbytet me të. Ndaj dhe s’ka guxim, por deklaron se : “Përgjigjen time e ka dhënë Endri Fuga për Zërin e Amerikës dje. Atë përgjigje kam dhe unë. Vetë ambasadorja më parë ka publikuar atë që unë i kam thënë. Unë dhe ne kemi ndërkohë një target më të gjërë sesa individi që po flasim. Mbas 8 viteve në pushtet i tmerruar nga thyerja e këmbëve të karriges me zë të çjerrë mundohet të na mbushi mendjen se … Ne nuk duhet të merremi me varfërinë. Nuk duhet të merremi me ikjen 500 000 shqiptarëve në qeverisjen e tij. Nuk duhet të merremi me krimin e organizuar dhe bandat në qeveri. Nuk duhet të merremi me të dhe ministrat e tij të brendshëm lidhjet dhe trafikun e drogës. Nuk duhet të merremi me Gjiknurët dhe vjedhjen e votës. Nuk duhet të merremi me Xibrakën, Olsin, Taulantin. Nuk duhet të merremi me shitjen e Kosovës. Nuk duhet të merremi me detin. Por Ne duhet të merremi me Saliun, me Ilirin dhe Monikën, që përpara të cilëve deklaron Rama, Tom Doshi është ëngjëll. Për sa i përket Doshit, unë nuk kam asnjë dallim nga mendimi i ambasadores. Në raport me ata që thashë, ky është ëngjëll. E ndërsa Tom Doshi deklaron hapur se unë jam me Ramën dhe e vetmja ofertë dhe alternativë e imja është Rama, ky paturpësisht deklaron se.. ne nuk jemi aleat… Deklarimi mashtrues i tij se Doshi është përcaktuar dhe i është ndaluar hyrja në USA, dhe nga USA për korrupsion, unë nuk kam asnjë arsye ta vë në dyshim përcaktimin e tyre. Ne nuk jemi aleatë dhe as nuk do të jemi aleatë.

Unë e kuptoj shumë mirë që SHBA nuk mund të mbajë të njëjtin qëndrim për Monikën, Ilirin, Saliun. Unë s’kam lidhje me korrupsionin thotë shëmbëlltira më e ndyrë e së keqes të vëndit. Unë nuk kam asnjë lidhje me ata dhe asnjë lidhje me korrupsionin. Unë e mirëkuptoj që ambasadorja nuk mundet t’i rreshtojë dhe ata të tjerët, sepse njëri është president, tjetri është gruaja e presidentit. Ai ka problem Presidentin dhe mbrojtjen me dinjitet të kushtetutës prej tij. Ai ka problem Opozitën dhe liderin e saj Z. Lulzim Basha, popullaritetin, drejtësinë dhe vërtetësinë e tij. Besimin e një populli të tërë për t’i dhënë atij mandatin e shpëtimit dhe drejtimit të vendit. Jo Saliun, Ilirin dhe Monikën, si emra… Tani ai ka problem vetë ish votuesin e tij dhe popullin, ndërgjegjësimin dhe reagimin ndaj se keqes, votën popullore që do e çojë për skrap në landfillet e miqve të tij Ndaj ai mashtron kur deklaron se… Unë kam problem mbajtjen e narko-pushtetit, me çdo mjet, ndaj e kam problem Bashën, Saliun, Ilirin, Monikën. Kështu që përsa i përket Tomës, nuk i heq asnjë presje asaj që thotë ambasadorja,” Por frikacaku idhnak”, nuk deklaron se ai dhe “rilindja që ai përfaqëson distancohen nga Toma, dhe kërkojnë që ai të mos kandidojë më për deputet.. Tik tak, Tik, tak. Tik, tak. SHQIPËRIA FITON ! Ora e votës dhe reagimit popullor po vjen !