Ergys Alushi: Kastriot Malaj, rekordmeni i hedhjes së shtizës

1005
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Rekordi Kombëtar i vendosur prej tij në garën e hedhjes së shtizës, në 27 shtator 1981, vazhdon të jetë ende i pathyer deri në ditët e sotme.
Një rast i rrallë dhe një Rekord më vete  në sportin shqiptar. Ai mund të jetë dhe një rast unik në mbarë evropën përsa i takon jetëgjatësisë së një rekordi sportiv.

Karriera sportive

Sportin e atletikës e ka filluar në vitin 1974, ku ka marrë pjesë në Spartakiadën e Pionierit, të zhvilluar në Korçë. U dallua në hedhjen e granatës dhe vrapimet në distancë të mesme..
Por, trajnerët e atletikës në Vlorë kishin të tjera plane e pretendime për Kastriotin. Trajneri Xhevahir Meçani e këshilloi të stërvitej për hedhjen e shtizës, me trajner Koço Dhramin. Pas një viti stërvitje doli i pari në garat e të rinjve, me rezultatin 41 metra.
Kur u regjistrua në shkollën e Mjeshtërisë Sportive, rezultati i tij në hedhjen e shtizës ishte 49 metra dhe kur përfundoi maturën, kishte arritur në rekordin kombëtar 70.29 metra, të cilin e vendosi në Ballkaniadën e Mitrovicës, të zhvilluar  në 13 korrik 1980.
Në garat e “Kupës së Republikës” të zhvilluara në Elbasan, 25-27 mars 1981, Kastriot Malaj vendosi rekordin kombëtar duke e hedhur shtizën 72 metra. Rekordi nuk është thyer akoma.

Në karrierën e tij sportive, ai është shpallur 13 herë Kampion Kombëtar.
Ka fituar tre herë Spartakiadën Kombëtare, në vitet 1979, 1984 e 1989, ku ka fituar 2 Medalje Ari dhe 1 Medalje Argjendi.
Fitues i 10-garëshit në kupën “Kristo Isak”, të zhvilluar në vitin 1983.
Fitues në 2 takime Ndërkombëtare në vitin 1984.

Vlerësime

Medalje e Artë për merita në sportin shqiptar
Nderi i atletikës shqiptare
Nderi i qytetit të Vlorës.

Ballkaniadat e Veteranëve

  1. Bukuresht – 2 Medalje Ari – viti 1997
    2. Novi Sad – 1 Medalje Ari, 1 Medalje Argjendi – viti 2002
    3. Stamboll – 3 Medalje, shtizë, gjyle, disk.
    4. Katerini – 3 Medalje Ari, 1 Medalje Argjendi –
    5. Beograd – 2 Medalje Argjendi

Puna si trajner

Trajneri i atletikës në Vlorë nga viti 1986 deri më sot, ndërkohë që nga viti 2000 është i vetmi trajner i atletikës në Vlorë.
Ka nxjerrë Kampion nga moshat 10-12 vjeç e deri tek të rriturit, në garat e hedhjes së shtizës, kërcim tre hapësh, kërcim së gjati e në vrapimet e mesme.
Rreth 20 atletë të “Flamurtarit” kanë qenë anëtarë të ekipit kombëtar, në periudha të ndryshme.
Në vitin 2003, hedhësi i shtizës  A. Kotorri zuri vendin e dytë në takimin Ballkanik të të rinjve në Maqedoni, po kështu në vitin 2004 në Kostancë, në vitin 2005 në Banja Luka.
R. Bedini, në vrapimin 1500 e 3000 metra, në vitin 2014 në Ballkaniadën e Seres (Greqi) dhe në vitin 2015, në Pitesh (Rumani).
Kristiana Hoxha në vrapimin 1500 metra në Pitesh.
A.Lushaj në hedhjen e shtizës, në Pitesh.
Iris Zeneli, kampion kombëtar në vrapimin 400 metra në kampionatin 2016-2017.
M. Rusi, kampione në 100 dhe 200 metra, me moshat dhe si atlete e mjeshtërisë, në Durrës, në takimin U18.

Për rreth 8 vjet, 2010 – 2018 ka qenë trajner i ekipit të hendbollit “Flamurtari”, i cili është renditur në vendet e dyta e të treta, ndërkohë që tre lojtarë të këtij ekipi kanë qenë pjesë e ekipit kombëtar që morri pjesë në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Rimini.

Kontributi në Kosovë

Që nga viti 2000 deri në vitin 2012 ka patur kontakte dhe aktivitete sportive me Kosovën. Ka drejtuar një grup atletësh nga Kosova dhe Bosnja për hedhjen e shtizës. Bashkë me dy kolegë nga Tirana, në vitet 2004-2005 ka trajnuar një grup për gjyqtar atletike në Kosovë.
Si trajner ka dhënë kontributin e tij dhe në ekipet e atletikës së Kosovës.
Ka stërvitur me kohë të pjesshme Kampion të Europës, kosovarin Mehmet Ramadani, në shtytjen e gjyles, në hapat e parë të karrierës së tij sportive, në vitin 2017 në Mitrovicë.

Arsimimi

U lind më 29 shkurt të vitit 1960.
Shkollën fillore e filloi në Tiranë, në shkollën “Kosova” dhe e përfundoi në Vlorë, në shkollën “Avni Rustemi”.
Ka kryer shkollën e mesme të mjeshtërisë Sportive në Tiranë, të cilën e përfundoi në vitin 1980.
Shkollën e lartë e ka kryer në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, të cilin e përfundoi në vitin 1984.
Vitin pasuniversitar e ka kryer në vitet 1989-1990.

Vitet e punës

Shkolla e mesme e përgjithshme “Ali Demi” Vlorë – 1984-1989
Shkolla sportive e atletikës “Marifo Posio” –  1990-1994
Që nga viti 1994 është mësues i edukimit fizik në shkollën e mesme të përgjithshme “Ali Demi”.
Aktualisht është trajner i atletikës në vlorë dhe i ekipit kombëtar.