Trump hedh akuza të rënda, mjekët po deklarojnë viktima nga Covid19 kur mund të jetë nga sëmundje të tjera

158
Sigal

Presidenti i SHBA-s u ka bërë një kritikë të ashpër mjekët në sistemin shëndetësor të Amerikës

Sipas Donald Trump, doktorët po deklarojnë të vdekur persona nga sëmundje të tjera sikur kanë humbur jetën nga Covid 19.

“Doktorët marrin më shumë para nëse dikush vdes nga COVID-i. Ata janë njerëz të mençur. Ata thonë se gjithkush po vdes nga COVID-i. Në Gjermani nuk është kështu. Kur dikush vdes nga zemra ose kanceri ata thonë se vdiq nga zemra ose kanceri.”

Ai kritikoi edhe rivalin e tij, Joe Biden se po parashikon të ardhme të zymtë për Amerikën, si pasojë e COVID-it dhe kj nuk I takon të thuhet nga një kandidat për president. Presidenti aktual tha se vaksina kundër COVID-it do të jetë gati në pak muaj dhe ekonomia e Amerikës nuk do të mbyllet më.