Tritoli në makinën e prokurorit, reagon Presidenti Meta: Askush të mos guxojë të verë dorë tek njerëzit e ligjit!

396
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me forcë sot, ndaj kërcënimit që iu bë prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçi.

“Dënoj me forcë sulmin ndaj prokurorit Albert Kuliçi! Kërkohet hetim dhe ndëshkim për autorët! Askush të mos guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit!” u shpreh Presidenti në një mesash në Fb. Prokurori Albert Kuliçi iu dërgua një mesazh kërcënues mëngjesin e sotëm, kur makina e tij u shpërthye me eksploziv ndërkohë që ishte e parkuar pranë banesës së tij.

Kujtojmë se Kuliçi është prokuror i çështjeve të mëdha në Vlorë, që nga ajo e zaptimit të tokave ne Zvërnec, çështja e ish-kryebashkiakut Shpëtim Gjiza e deri tek sekuestrime të mëdha pronash nga burime kriminale.