Tritan Shehu: Procesi i Berlinit do t’i mbyllë derën ‘Ballkanit të Hapur’

103
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se Procesi i Berlinit është i vetmi projekt real dhe i dobishëm për vendin, ndërsa shtoi se samiti i tij në Tiranë në pranverë do t’i mbyllë derën Ballkanit të Hapur alias “Jugosllavia e re”.

Sipas tij Ramës, Vuçiç & Co duhet t’u ketë shkaktuar “turbulenca” serioze ky lajm në fund të vitit, që konfirmon përsëri vendosmërinë e Gjermanisë dhe BE-së për te ecur përpara me projektet europiane.

Postimi i plotë
Shume mire Gjermania, faleminderit per sa insiston e kerkon. Samiti i Procesit te Berlinit ne Tirane, ne pranvere! Pikerisht per t’i mbyllur “deren” “Ballkanit te hapur” alias “Jugosllavia e re” e Vucic.

Per te treguar se ka vetem nje projekt real e te dobishem per Shqiperine e Rajonin tone, “Procesi i Berlinit” dhe pa dyshim me ato qe jane te iniciuara, drejtuara e finacuara nga Brukseli, si psh TPR.

Besoj se Rames, Vucic & Co duhet tu kete shkaktuar “turbulenca” serioze ky lajm ne fund te vitit, qe konfirmon perseri vendosmerine e Gjermanise dhe BE per te ecur perpara me projektet europiane.

Te vetmet qe mund te shtyjne jo vetem ne drejtim te bashkepunimit real Rajonal, c’tensionimit te Rajonit, por dhe drejt integrimit te tij ne Europe. Te vetmet qe kane nga mbrapa mbulesa te konsiderueshme financiare per te arritur suksesin.

E hedhur ne kosh ato, qe kerkojne te vendosin hegjemonine serbe ne Rajon, si ai “Ballkani i hapur”, qe realisht “terheq me tej nga Rusia. Qe eshte “troke” e vetem kerkon te zhvase edhe ekonomikisht popujt tone per llogari te te tjereve. Fatmiresisht, gradualisht gjerat po shkojne ne vendin e tyre.