Trafikimi i drogës, ambasadori Sattler: Ne dhe BE po e ndjekim fenomenin

421
Sigal

 

Ambasadori austriak
Johan Sattler nga Kukësi tha se fenomeni i trafikimit të lëndëve narkotike por
edhe kultivimit në Shqipëri është duke u ndjekur në mënyrë intensive nga
Bashkimi Europian. Sipas tij fenomeni në fjalë nuk është problem për Kukësin
por për disa rajone të vendit tonë. Duke u ndalur tek mbikëqyrja e kësaj
çështje ai ka theksuar se në bashkëpunim me misionin italian është duke u
studiuar dhe hetuar. “Nuk është problem për rajonin e Kukësit. Është problem
për disa vende të Shqipërisë. BE po e ndjek nga afër këtë fenomen në mënyrë
intensive. Ne së bashku me misionin e BE-së në Shqipëri po bashkëpunojmë me
Ministrinë e Punëve të Brendshme e sidomos me misionin Italian që po mbikëqyr
këtë çështje”, tha ambasadori.