Thirrja për t’u pajisur me kartë identiteti, Kryemadhi falenderon Yuri Kim: Siguroni që të keni kartë identiteti dhe pasaportë për të votuar

379
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përmes një statusi në Twitter ka falënderuar ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim për thirrjen e bërë për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti.

Sipas Kryemadhit, pajisja me karta dhe pasaporta është e vlefshme për zgjedhjet e 25 prillit, që qytetarët të marrin pjesë.

STATUSI I PLOTE
Faleminderit
Ambasada Amerikanë në Shqipëri që i nxit qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit. Ne presim një ndryshim të madh prej këtyre zgjedhjeve dhe të gjithë votuesit duhet të sigurohen që kanë kartë identiteti apo pasaportë biometrike të vlefshme për të marrë pjesë në votime.