‘Testet u blenë katër herë më shtrenjtë’/ Basha: Rama na talli, ja dy problemet që mbahen të fshehta

309
Sigal

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi në emisionin “OPEN”  se është meritë e qytetarëve zbatimi i masave kundër koronavirusit dhe jo e qeverisë. Kryedemokrati tha se, karantina ka dy mijë vjet që aplikohet, ndërsa pyeti “çfarë merite ka qeveria”.

Kryetari i PD tha se qeveria i mori vonë masat, ndërsa denoncoi se testet janë blerë katër herë më shtrenjtë.

Kemi dy probleme madhore. Sa të besueshme janë të dhënat zyrtare. Jemi vendet me testimet më të ulëta në botë. Ka vatra të reja të koronavirusit. Testimet mbahen të ulëta për të mos treguar dimensionin e infeksionit. Problemi kryesor i qeverisë është se nuk ka plan dhe as strategji. Nuk e kemi përdorur ketë situatë për politike, kemi kontribuar në shëndetin e shqiptarëve. Qeveria i mori vonë masat. Kur ne I kërkuam në shkurt, qeveria u tall. Qeveria humbi kohë. Tamponi testues është blerë me katërfish çmimi. U blenë me vonesë”.