Ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari e ka konsideruar një propagandë të ulët takimin e kryeministrit Rama me kryetarët e bashkive pasi të gjithë janë pjesë e një hajdutërie që dirigjohet nga nga vetë ai. Me një postim në Facebook, Braimllari akuzon qeverinë se ka aplikuar tendera dhe prokurime nga paratë e buxhetit të shtetit.
Në reagimin e tij Braimllari përmend analizën e Open Data ku vetëm në gjashtë mujorin e parë u zhvilluan 426 prokurime me probleme në barazinë e garës dhe 273 në mungesë totale të konkurrencës”






















