Dako: Votime të qeta, e ardhmja e fëmijëve tanë. Duma: Momente influence, por pa shqetësim

Votojnë edhe kandidatët e dy kampeve kryesore, PS dhe PD, të cilët u shprehën për mediat;
Dako:”Pjesëmarrje sa më e gjerë e qytetarëve të Durrësit, votime sa më të qeta sespe nëpërmjet këtij votimi, ne sigurojmë të ardhemen e fëmijëve tanë”.
Duma:”Ka momente të influencës për votën në zonën e plazhit, po ashtu në zonën e NISH Tullës. Tashmë jemi drejt një priocesi të thjeshtë, ku dihet që ka disa lista që u janë shpërndarë të gjithë komisionerëve, të cilët e kanë të qartë se cilët janë personat që nuk duhet të votojnë dhe që do të ndiqen nga policia nëse ata do të votojnë.
Megjithatë, kjo na shqetëson shumë pak, sepse as që pritet që kjo të ndikojë në rezultat”.
NOA