Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, së bashku me Zv/Presidenten Erisa Xhixho, kanë zhvilluar takime me qytetarët, bizneset dhe pensionistët në zonën e Astirit në Tiranë, ku kanë prezantuar programin “Made in Albania” duke ftuar qytetarët të votojnë Nr. 1 në fletën e votimit, koalicionin “PD – ASHM”, si dhe për Presidentin e Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj, i cili kandidon në listën e hapur për deputet i Qarkut Tiranë.
Blushi dëgjoi dhe u njoh me problematikat e shumta që qytetarët kanë sot dhe shpresën që ata kanë për ndryshimin.
Tedi Blushi:
Astir/ Tirana e ka bërë zgjedhjen, më 11 Maj voton Njëshin!
Trokasim në çdo zemër, për të folur sy më sy me qytetarët, për të dëgjuar hallet e tyre, për t’u prezantuar programin e shkëlqyer të “PD-ASHM” dhe për të votuar ILIR METAJ.
Qytetarët mezi e presin Shqipërinë Madhështore!
VOTO – NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ, deputet në Qarkun Tiranë