Tedi Blushi i përgjigjet Braçes: Boll më me këto marifete të dala boje! Bëju thirrje shqiptarëve për të dalë masivisht në votime!

212
Sigal

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës ka reaguar pas disa komenteve të zëvendëskryeministrit Erion Braçe në rrjetet sociale për deklaratat e kreut të shtetit, Ilir Meta sot nga Vlora.

Blushi i kërkon numrit dy të qeverisë që, si ish-gazetar t’u kujtojnë kolegëve që të jenë më profesionistë në raportimin e lajmeve.

“Erion hiq dorë nga këto mistrecllëqe, se ty nuk të shkojnë dhe as të kanë hije! Boll më me këto marifete të dala boje! Bëju thirrje shqiptarëve për të dalë masivisht në votime! Mos u trembni nga vota e shqiptarëve! Referendumin historik të 25 prillit nuk e ndal më asnjë mistrecllëk apo marifet me kartat ID! Ti këtë e di shumë mirë! Ke dhe eksperiencën e duhur për ta kuptuar! Dhe si ish gazetar, e ke një detyrim në respekt të profesionit, t’u bësh thirrje ish-kolegëve të tu, të mos fabrikojnë më lajme të rreme dhe të publikojnë marrëzira për një tas përshesh! Në pritje të reflektimit tënd Erion!”,- shkruan Blushi në reagimin e tij në Facebook.

Më herët, në një postim në Facebook, Braçe shkruante: “President, PSE DUHET TE VOTOJME ME SHPATA?! Na u be një jetë që votojmë me letër e laps, PSE KËTË HERË DUHET TË VOTOJMË ME SHPATA?! Pastaj ku votojnë me shpata sot?