Tedi Blushi: Asnjë shoqërues i Presidentit nuk ka kërcënuar sot asnjë banor

478
Sigal

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka përgënjeshtruar lajmin se shoqëruesi i Presidentit ka kërcënuar sot banorët.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shkruan: “Keqardhje për dizinformacionet dhe gazetarinë e mjerë të portalit të M.B-së. Asnjë shoqërues i Presidentit nuk ka kërcënuar sot asnjë banor.

Çdo shqetësim i drejtë i tyre është dëgjuar dhe mbajtur shënim nga ekipi i Presidentit. Ankesa e banorit në Shkafane për sjelljen arrogante të Kryeplakut të fshatit i është raportuar autoriteteve përkatëse për verifikim dhe marrje masash.

TURP, TURP, TURP për këtë gazetari të mjerë”!