Të tjera lëvizje në qeveri. Kush vjen e kush largohet bashkë me ministrat teknikë

535
Të tjera ndryshime në qeverinë Rama. Kryeministri ka vendosur të largojë disa zëvendësministra, bashkë me ministrat që do t’u lënë vendet të propozuarve të Lulzim Bashës në Qeveri.

Elona Gjebrea lirohet nga detyra e zv.ministres së Brendshme. Në vend të saj emërohet Ravena Bode. Gjebrea është e para në listën e kandidatëve të PS për deputetë në Tiranë.

Ervin Mete largohet nga Ministria e Financiave. Në vend të tij emërohet Irena Beqiraj, ish –drejtoresha e përgjithshme e doganave dhe së fundi këshilltare e kryeministrit Rama për ekonominë.

Në ministrinë e Drejtësisë largohet Edidian Saliani nga posti i zv.ministrit dhe në vendin e tij emërohet Redina Gjonaj.

Në ministrinë e Shëndetësisë emërohet zv.ministre Mira Kapisyzi. 
Sigal