“Të rinjtë sot ikin se nuk gjejnë shpresë”/ Bogdani mesazh të rinjve: Ndryshimi është ende i mundur

120
Sigal

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka shpërndarë në rrjete sociale një mesazh për të rinjtë shqiptarë me rastin e Ditës së Rinisë, 8 dhjetorin.

Ai thotë se sot të rinjtë nuk gjejnë shpresë dhe një garë të drejtë në vendin e tyre për të krijuar një të ardhme.

Sipas tij, në Shqipëri nuk ka një start të barabartë për të gjithë, madje ata që mendojnë se mund të ecin përpara, përballen me shumë pengesa.

“Më vjen keq ta them, por në Shqipëri kjo është ndryshe! Jo vetëm që nuk ka një vijë starti të barabartë për të gjithë! Por edhe kur dikush perpiqet te vrapoje me shume edhe pse i nisur ne disavantazh, i vendosin pengesa pas pengese perpara, dhe dikush perpiqet ta terheqe nga bluza per te mos e lene te ece perpara” – thotë Bogdani.

Bogdani thotë se në vendin tonë është krijuar një mendësi sikur servilët dhe të korruptuarit ecin më shpejt në jetë. Por, vijon Bogdani, karriera e tyre nuk është e qëndrueshme.

“Mund të duket sikur ata servilët, të korruptuarit, antivlerat, ecin më shpejt, por më besoni se karriera e tyre nuk është e qëndrueshme, nuk lënë pas trashëgimi, por vetëm hijen e shëmtuar të mënyrës se si kanë vepruar” – shkruan Bogdani.

Postimi i plotë i Gerti Bogdanit:

“Ne radhe te pare, kjo eshte nje dite e vecante per Shqiperine ne pergjithesi, por per te rinjte ne vecanti.

8 Dhjetori eshte dita kur te rinjte, studentet, treguan se kane fuqine per te sjelle ndryshimin!

Ishin studentet ata qe sollen ndryshimin nga sistemi diktatorial ne te gjithe Europen lindore, e per rrjedhoje edhe ne Shqiperi.

Ndaj, edhe kur shpresa duket sikur nuk ekziston me dhe kur e ardhmja duket shume e zymte, ndryshimi eshte ende i mundur.

Te rinjte sot ikin se nuk gjejne shprese, nuk gjejne nje gare te drejte, nuk gjejne mbeshtetje, as ne politike, e askund dhe kane te drejte!

Shohin ata qe bejne hile, kompromise e pazare, qe e tregtojne, shesin e blejne vota, qe kompromentohen, qe servilosen, qe jane te super korruptuar, qe katapultohen gjithkund dhe ata qe jane te afte e te ndershem e humbin shpresen se ne kete vend funksionon e drejta, meritokracia, gara, dhe kane te drejte!

Ndaj, eshte e domosdoshme qe te funksionoje e drejta, meritokracia, gara! Sepse vetem kjo sjell sukses!

Fakti qe me qindra te rinj shqiptare shkelqejne neper bote dhe jane te suksesshem ne profesionet e tyre, nuk do te thote qe ata qe jane ketu jane me pak te mire, POR do te thote qe ne ato vendet e tjera ku punojne e jetojne, i kane shanset e barabarta!

Te gjithe ne te njejten vije starti! E ai qe vrapon me shume e me shpejt, avancon me shume!

Me vjen keq ta them, por ne Shqiperi kjo eshte ndryshe! Jo vetem qe nuk ka nje vije starti te barabarte per te gjithe! Por edhe kur dikush perpiqet te vrapoje me shume edhe pse i nisur ne disavantazh, i vendosin pengesa pas pengese perpara, dhe dikush perpiqet ta terheqe nga bluza per te mos e lene te ece perpara!

Fatkeqesisht, kete ka bere politika shqiptare ne 30 vitet e fundit!

Si do ta donit politiken? Te ndryshoje Shqiperine, te mos iu lere te ikni jashte, t’ju jape shanse ketu?

Apo te perfitoje c’te mundet per vete dhe juve t’ju lere ne balte?

Perdoreni zerin tuaj, forcen tuaj, energjine tuaj, jo per te ikur nga ky vend, por per t’i thene stop njehere e mire kesaj politike qe po u vret shpresen te rinjve!

Ju nuk jeni e ardhmja, jeni e tashmja, ngrijeni fort zerin tuaj dhe mos lejoni asgje dhe askend t’jua neperkembi te ardhmen.

Forca juaj eshte pastertia juaj!

Askush te mos ju genjeje se me vlera, pasterti dhe me drejtesi nuk arrihet askund!

Mund te duket sikur ata servilet, te korruptuarit, antivlerat, ecin me shpejt, por me besoni se karriera e tyre nuk eshte e qendrueshme, nuk lene pas trashegimi, por vetem hijen e shemtuar te menyres se si kane vepruar!

E kuptoj qe modelet e shoqeria diteve te sotme te promovuara nga media, politika, apo shoqeria, per fat te keq jane pikerisht ata qe bejne kompromis me vlerat dhe parimet, qe shkelin mbi cdo gje dhe cdo kend per t’u ngjitur lart e per t’u pasuruar dhe qe mund te duket se e vetmja rruge e suksesit mund te jete kjo.

Por Jo!

Ne anen e drejte, rruga eshte me e gjate, me e mundimshme, aty jeni te pakte, ndonjehere ju lene edhe vetem, por eshte e qendrueshme dhe i sjell politikes nje vlere qe, ata te tjeret qe zgjedhin rruget e shkurtra, korrupsionin, vjedhjen, sado te mundohen, nuk do ia sjellin kurre, as politikes, dhe as Shqiperise!

Vetem kjo rruge mund te sjelle ndryshim real! Vetem kjo rruge mund ta ndryshoje dhe ta beje kete vend! Ndryshim qe mbase po vonon, por qe une kam bindjen do te vije!

Duhet te kuptoni dhe ti beni te kuptojne qe…

Nuk ka te ardhme pa rini, dhe nuk ka as te tashme!

Kerkoni me shume, sepse meritoni me shume!

Edhe kur te ulur ne krah, ne te njejten salle, a ne te njejten parti keni politikanet e koleget me te korruptuar qe ju kane zene syte (edhe te rinj, edhe te vjeter) qe bejne manovra nga me te shemtuarat per arritur aty ku jane, qe e marrin mbeshtetjen me kompromise dhe me vjedhje,

JU DUHET te qendroni dhe te ngrini zerin fort, te vazhdoni rrugen tuaj, teresisht te ndryshme dhe tangente me llumin qe gjejme sot ne politike, sepse ju e dini mire se meritoni shume me teper se kaq dhe Shqiperia ka nevoje per njerez si ju, jo si ata!

Sepse ne fund te dites, Politika duhet te behet per njerezit, per t’u sjelle atyre shpresen dhe nje jete me te mire, jo per vete dhe per te jetuar vete me mire.

Kur futeni ne politike, keni dy rruge, ose beheni shprese, ose beheni deshperim per njerezit!

Une besoj qe duhet te zgjidhni te beheni shprese per ta! Shprese per kete vend!

Ndaj, me kete rast me lejoni te falenderoj edhe njehere ata demokrate te PASTER e te NDERSHEM qe me dhane mbeshtetjen me voten e tyre dhe qe pertej gjithe presioneve dhe hileve, vazhdojne te luftojne dhe besojne se ka ende shprese per ndryshim edhe per kete Shqiperine tone gjithe halle.

Ndaj, per ta mbyllur, mesazhi im per ju sot, eshte…

QENDRONI FORT, REAGONI, LUFTONI PER TE DREJTEN, BASHKOHUNI ME TE MIRET DHE BEHUNI NDRYSHIMI QE DONI TE SHIHNI!”

**** Pjese nga fjalimi dhe diskutimi i sotem ne takimin me te rinjte e Akademise Konservatore, ne kuader te dites se rinise.