Të hënën miratohet buxheti për vitin 2021, në interpelancë Sandër Lleshaj

249
Sigal

Kuvendi i Shqipërisë ditën e hënë do të miratojë nen për nen buxhetin për vitin 2021, por me një sërë ndryshimesh pas rritjes së fondeve për disa institucione.

Sakaq, seanca e së hënës do të mbizotërohet nga diskutimet për buxhetin por në axhendë nuk pëjashtohen as diskutime te tjera, si interpelanca me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj të kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës parlamentare mbi rezultatet të luftës ndaj trafikut të narkotikëve dhe vrasjeve e grabitjeve.