Të gjithë të pakënaqur me performancën e qeverisë, por ndryshimet vonojnë

446
Sigal

Dje kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Ahmetaj, nga ministri i Financave, Cani dhe kryetari i grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi, u takua me kryetarin e LSI dhe kryetar i Kuvendit Ilir Meta, i shoqëruar nga Petrit Vasili dhe Haxhinasto në një takim 2 orësh, pas takimit të javës më parë. Ndoshta, edhe ky takim u bë për të akorduar edhe detyrat që u lanë nga takimi i mëparshëm i Ramës me Metën, gjithashtu, të shoqëruar nga disa ministra të tjerë. Është vendosur, që tani, çdo javë Meta-Rama të takohen me grup ministrash të ndryshëm, për të diskutuar tema të caktuara me ministrat konkretë. Të dy palët, pas takimit bënë fjalë se tema e bisedave ishte reformat në drejtësi dhe dekriminalizimi, për të sinkronuar një qëndrim të përbashkët të maxhorancës, si edhe reforma që është ndërmarrë për luftën kundër informalitetit në ekonomi. Pas takimit, ministri Ahmetaj u shpreh në një prononcim për mediat se gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet ekonomike në vend dhe për qëndrimin e aleancës për reformat në ekonomi”. 

Të plotë shkrimin mund ta lexoni nesër në Gazetën Telegraf….