Në Siri sërish shenja të përdorimit të armëve kimike, kësaj radhe nga ISIS

498
Një raport i organizatës për ndalimin e Armëve Kimike ka bërë me dije se në Siri ka sërisht shenja të përdorimit të substancave të ndaluara. Kësaj radhe, kanë qenë militantët e Shtetit Islamik që kanë sulmuar nëpërmjet Gazit Mustadë gjatë një beteje me një prej forcave rebele. Ngjarja ka ndodhur më disa muaj më parë, ndonëse është zbardhur së fundmi. Lajmin e përforcon edhe një organizatë humanitare mjekësore e quajtur Doctors Without Borders, të cilët kanë deklaruar se pas një sulmi në muajin gusht, mjekët kanë kuruar katër persona të një familjeje pasi këta të fundit vuanin nga vështirësitë në frymëmarrje.
Sipas tyre, një gjë e tillë i shton edhe më shumë shanset mbi vërtetësinë e përdorimit të substancave të ndaluara. Raporti i Organizatës për ndalimin e Armëve Kimike nuk është publikuar ende, por disa gazetarë thonë se sipas burimeve të tyre, humbja e të paktën dy jetëve nga përdorimi i Gazit Mustardë është konfirmuar ndërkohë që pritet komunikimi zyrtar për një sërë rastesh të tjera të dyshimta. Squfuri Mustardë, i cili njihet si gazi mustardë, është një ngacmues i fuqishëm dhe një agjent tepër i ashpër që shkakton dëme katostrofike në lëkurë, tek sytë, në sistemin e frymëmarrjes si dhe në organet e brendshme.
Sigal