Tavo-Likurenzos: Thellojmë bashkëpunimin me Greqinë, në shëndetësi

405
Sigal

Shqipëria dhe Greqia do të thellojnë bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm në fushën e shëndetësisë, ndër të cilat dhe farmaceutika dhe menaxhimi spitalor. Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, po zhvillon vizitë zyrtare në Greqi, gjatë së cilës është takuar me homologun grek Andreas Likurenzos. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit ranë dakord për vijimin e bashkëpunimit në shëndetësi. Ministri grek Likurenzos vuri theksin tek zbatimi i marrëveshjes aktuale. Lirenzos veçoi në këtë drejtim trajnime dhe shkëmbime eksperiencash për stafin mjekësor shqiptar dhe grek. Lidhur me bashkëpunimin dypalësh, ministri Tavo u shpreh lidhur me gjetjen e fushave me interes të përbashkët në këtë sektor jetik. Palët në takim u dakorduan lidhur me pika të ndryshme të bashkëpunimi dypalësh sikurse trajnime dhe shkëmbime eksperiencash për mjekët,  por dhe asistencë në ndërhyrje të ndryshme, me interes reciprok. Po kështu, gjatë takimit u theksua thellimi i bashkëpunimit në dy fusha të rëndësishme të shëndetësisë, në farmaceutikë dhe menaxhim spitalor, një nga drejtimet kryesore të reformës në shëndetësi.