Talat Xhaferi zgjidhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut

29
Sigal

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut votoi me 65 vota “pro” dhe tre “kundër” qeverinë teknike të kryesuar nga Talat Xhaferi, i cili mori mandatin për krijimin e qeverisë kalimtare, e cila formohet njëqind ditë para zgjedhjeve për deputetë të 8 majit. Ka dorëzuar dje programin dhe përbërjen e propozuar të qeverisë së re. Detyra kryesore e qeverisë kalimtare është organizimi i zgjedhjeve parlamentare të ndershme dhe demokratike. “ Qeveria do të mbetet e përkushtuar në planin për rritje ekonomike, që është pjesë e planit për zgjerimin e Bashkimit Evropian…Lufta kundër ekonomisë joformale nuk do të ndalet. Do të jemi transparent në punën tonë dhe me financat publike. Problemet e qytetarëve në nivel lokal, pavarësisht se të cilës komunë i takojnë, do të kenë mbështetjen e plotë të pushtetit qendror”, -tha kryeministri Xhaferri në fjalën e rastit. Qeveria kalimtare zgjidhet 100 ditë para zgjedhjeve të planifikuara për më 8 maj dhe do të funksionojë deri në zgjedhjen e qeverisë së re.