Takimi Mitsotakis-Erdogan, ministri grek: “Akulli u thye”, por problemet mbeten

205
Sigal

Një ditë pas takimit mes Mitsotakis dhe Erdogan, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias u shpreh gjatë një vizite në Lituani se qëllimi i takimit ishte për të “thyer akullin”, pasi problemet janë ende të pazgjidhura.

“Takimi midis Kryeministrit Mitsotakis dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ishte për të thyer akullin. Siç tha, kryeministri Mitsotakis, ndryshimet janë, ndryshimet ekzistojnë ende dhe janë të mëdha” nënvizoi Dendias.

Në 50 minutat e bisedës së tyre, në samitin e NATO-s, kryeministri grek dhe presidenti turk përsëritën me këmbëngulje qëndrimet që kanë mbajtur deri më sot. Një nga çështjet e mëdha që ndanë dy shtetet është kufiri detar.