Takimi me sipërmarrësit – Basha: Kundër importit të mbetjeve, dëmton turizmin dhe bujqësinë

415
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pati rastin sot t’ia thotë përballë kreut të Shoqatës së Rickluesve Shqiptare, Bardhyl Balteza, se pse Partia Demokratike është kundër importimit të mbetjeve nga jashtë.

Në tryezën me sipërmarrësit, Basha tha se PD mbështet riciklimin e mbetjeve të vendit por jo importin nga jashtë.

Balteza: Shqipëria është kthyer në republikë bananesh vetëm tregtisë i ka dhënë përparësi. Shpresoj për një të ardhme më të mirë dhe gabimet e së shkuarës të bëhen mësim për të ardhmen.

Basha: Qëndrimi ynë për ligjin e mbetjeve ka qenë dhe mbetet i qartë. Ka një ndryshim qëndrimi PD dhe një reflektim të thellë sa i përket prioriteteve të zhvillimit dhe situatës aktuale të mbetjeve. Situara aktuale është e tillë që vendi nuk përfiton nga sjellja e mbetjeve të tjera por përfiton nga mbështetja e industrisë së përpunimit të mbetjeve edhe me mbështetje buxhetore për të përpunuar afro 83% të mbetjeve që mbeten rrugëve, shesheve, fushave, lumenjve të Shqipërisë. Para se të marrim mbetje të tjera të orientohemi këtu. Unë mendoj dhe ekipi im e mbështet këtë, dy prioritetet kryesore të vendit zhvillimi i turizmit dhe bujqësisë janë në konflikt interesi me fuqizimin e industrisë së mbetjeve dhe për këtë arsye ne shikojmë një rol të kufizuar të industrisë së ricikluar në Shqipëri, të kufizuar sa i përket mbetjeve të vendit që mbeten një problem shqetësues dhe së treti problemi i madh që ka shpërthyer tashmë dhe unë ua kam thënë edhe kur u takuam rastësisht në një aeroport: Ju thashë po ju përdorin. Dhe po del haptazi.
Sigal