Tabaku: Kemi thyer një bastion të majtë për herë të parë pas 12 vitesh

214
Sigal

Kandidatja për deputete e PD në Qarkun Tiranë, Jordia Tabaku tha se në këto zgjedhje, PD ka thyer një bastion të majtë në kryeqytet pas 12 vitesh.

“Jam këtu në degën numër 2, në shkollën ‘Hoxha Tahsin’, ku po vazhdon numërimi dhe nuk ka patur asnjë moment pushimi. Partia Demokratike në këto momente, kur është numëruar më pak se gjysma e kutive, ka rikuperuar pothuajse 2 800 vota krahasuar me zgjedhjet e fundit në vitin 2017. Koalicioni opozitar në degën 2 këtu kryeson për herë të parë pas 12 vitesh. Ne kemi thyer një bastion të majtë dhe për herë të parë pas 12 vitesh Partia Demokratike bashkë me LSI-in janë pothuajse 400 vota përpara. Trendi do të vazhdojë të jetë i njëjtë”, u shpreh Tabaku.

“Kemi 40% rritje në secilën prej kutive të votimit që kemi numëruar deri tani dhe besoj siç e shikoni të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, numëruesit, vëzhguesit, janë këtu në krye të detyrës të interesuar që ky proces të përfundojë sa më shpejtë që Shqipëria të fitoj, Tirana të fitojë”, shtoi ajo.