Sulmi në Kapitol/ ‘Fiton’ Trump, republikanët bllokojnë krijimin e Komisionit Hetimor

234
Sigal

Në SHBA ka dështuar përpjekja e demokratëve për të ngritur një komision hetimor lidhur me sulmin e 6 janarit në Kapitol nga mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump.

Nisma nuk arriti të sigurohë 60 votat e nevojshme për miratim dhe u rrëzua nga republikanet në Senat.

Demokratëve u duhej mbështetja e 10 republikanëve për të siguruar miratimin e masës, ndërsa Senati me 100 anëtare ndahet 50 me 50 mes dy palëve.

Çfarë ndodhi më 6 janar

Pas zgjedhjeve, më 6 janar, mijëra përkrahës të Donald Trump u mblodhen në Uashington në një protestë kundër rezultateve.

Fitues ishte qartësisht Joe Biden, por përkrahësit e Trump që nuk njihnin rezultatin, sulmuan me dhunë ndërtesën e Kapitolit duke lënë të vdekur pesë vetë, përfshirë një polic.