Studentët risjellin 1990-n, duke u organizuar në një parti politike: “Shpresë për Shqipërinë”

475

Jakup B. GJOÇA

Denoncimi: Policia terrorizon 4 studentë që i ndërprenë fjalën kryeministrit në universitet

Studentët po bëjnë gati 2 muaj që janë në rrugë, të ngujuar në auditorë, në protestën e tyre për të kërkuar atë të drejtë që ua garanton Kushtetuta e Shqipërisë: Arsim Falas, kushte dinjitoze për Njeriun në konvikte, të drejtën demokratike të flasin, t’u dëgjohet zëri në qendrat vendimmarrëse të universiteteve, të kenë shpresë për punësim në Shqipërinë. Mirëpo zërin e tyre askush nuk e dëgjon. Kryeministri është kaq shpërfillës ndaj kërkesave të tyre, sa monologun në salla universiteti, ku “ftohen” të huaj dhe prezantohen “studentë”!

Studentët “rrëzojnë” Paktin e kryeministrit: Nuk përmbush kërkesat tona

Paketa ‘Pakti për Universitetin’ i ofruar nga Ministria e Arsimit nuk mbështetet nga studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale. Sipas tyre, pakti i mazhorancës nuk përbën asgjë më shumë sesa ritheksim të formalizuar të pikave më nevralgjike të Ligjit të Arsimit të Lartë, duke mos i dhënë zgjidhje konkrete krizës së shkaktuar në Arsimin e Lartë. “Përkundër propagandës dhe tentativave qesharake të qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit për ta shitur sa më mirë të ashtuquajturin ‘Pakt për universitetin’, studentët e Shkencave Sociale shprehen të vendosur për të vazhduar bojkotin deri në dhënien fund të kësaj farse”. – thuhet në deklaratën e studentëve.

4 studentë, që debatuan me kryeministrin Rama, u mbajtën 9 orë në Polici

Ish-kryeministri Sali Berisha, publikuar mesazhin e një prindi, i cili shprehet se policia ka mbajtur për rreth 9 orë katër studentë që kanë debatuar me kryeministrin Edi Rama. Po ashtu ajo shprehet se disponon regjistrim, kur Kryeministri shantazhon djalin në telefon. Denoncimi: Doktor, përpara dy orësh policia e Dr. liroi pas 9 orësh ndalimi katër studentët që debatuan me Ediskobarin ditën e diel në rrjetet sociale. Preteksti se u kapen duke realizuar një film metrazh të shkurtër dhe kishin një pistoletë lodër. Edhe se pohonin se është lodër, policia i ndalon 9 orë. Mua më ndaluan ditën e diel për arsye kot dhe më kërkonin ku kam djalin, edhe pse ju thosha që është student në Tiranë. Disponoj edhe regjistrimin që kryeministri shantazhon djalin në telefon”.

Partia e re politike: Shpresa e demokracisë tek studentët

Me protestat e vazhdueshme, studentët po risjellin në Shqipëri fundvitin e 1990-s, kur ata u ngujuan në Qytetin “Studenti” në grevën e Urisë” e cila shënoi fillimin e rënies të regjimit komunist. Në këto ditë, tek studentët protestues është pjekur mendimi se protesta e tyre të mos kufizohet vetëm në kërkesat e tyre universitare, por, duke parë arrogancën e qeverisë, duke parë, njëkohësisht, korrupsionin e zyrtarëve të padënuar nga drejtësia e kapur, studentët po formulojnë idenë për krijimin e një partie politike. Sipas burimeve nga studentët, kjo forcë e re politike, duan ta pagëzojnë “ Shpresë për Shqipërinë”. Partia e studentëve nuk do të ketë një kryetar, por një Këshill Kombëtar Koordinatorësh. Sipas burimeve, partia politike e studentëve do të kundërvihet kundër forcave politike tradicionale, të cilat e kanë zhytur Shqipërinë në një tranzicion të thellë, e kanë lënë Shqipërinë pa u integruar në Bashkimin Evropian, kanë zhgënjyer te shqiptarët shpresën për demokraci.