Strasburgu i thotë jo procedurës Rama -Meloni për emigrantët afrikanë, dhe zhvevendosjen e tyre nga Italia në Shëngjin

106
Sigal

Gjykata e Lartë në Itali vendosi t’i drejtohet Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në Strasburg duke kërkuar një vendim urgjent lidhur me Marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët e paligjshëm. Në përgjigje, Gjykata Evropiane i tha “JO” procedurës së përshpejtuar kufitare. Ndërsa e kundërta ndodhi në Shqipëri ku edhe do vendoseshin këta emigrantë të paligjshëm nga Afrika. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë qesharake deri në dhimbje, e paaftë deri në lemeri dhe e pa dinjitet deri në mjerim vetëm e vetëm për të kënaqur pazaret politike të Edi Ramës i hapi rrugën marrëveshjes me Italinë për emigrantet e paligjshëm. Po të ishte e përgjegjshme më e pakta që do të bënte Gjykata Kushtetuese do të ishte që t’i kërkonte mendim Gjykatës Evropiane siç bëri Gjykata e Larte në Itali apo siç ka bërë edhe vetë Kushtetuesja në raste të tjera. Protokolli mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane parashikon se do të zbatohen procedura të përshpejtuara kufitare për emigrantët. Vendimi i Gjykatës Evropiane praktikisht e pezullon këtë Marrëveshje. Mjerisht Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është zhytur nën brekushet e Ramës dhe qeverisë, duke shënuar nivelin më mizerabël të këtij institucioni që nuk i afrohet gjëkundi nivelit të Gjykatës Kushtetuese përpara kësaj ramaformës.