STATISTIKAT/ Kuvendi në 7 muaj punë ka miratuar vetëm 19 ligje Aug 30, 2016 0

394
Kuvendi i Shqipërisë, në 7 muaj punë ka miratuar vetëm 19 ligje. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga ISP-ja, (Instituti i Studimeve Politike). Ky institut ka analizuar aktivitetin parlamentar për periudhën janar-korrik 2016. Aktet e parlamentit të kësaj periudhe ndahen në katër kategori, në miratim ligjesh të reja (funksioni bazë parlamentar), amendime në ligje të ndryshme (korrigjim të akteve të mëparshme apo ndërhyrje në funksion të axhendës së qeverisë), miratim institucional të konventave, marrëveshjeve, detyrimeve të ndryshme ndërkombëtare, si dhe ndryshime në axhendën parlamentare, në rendin e ditës apo në komisionet e Kuvendit. “Referuar të dhënave nga Kuvendi, gjatë periudhës janar – korrik 2016 parlamenti ka miratuar 145 akte, prej të cilave vetëm 19 ligje dhe 25 amendime ligjore.
Në total vetëm 29% përbëjnë akte tipike politike parlamentare, pjesa tjetër përbëjnë akte teknike parlamentare. Konkretisht, pjesa më e madhe e akteve janë praktika teknike që lidhen me ndryshime në axhendën e kuvendit, në komisionet e kuvendit, në miratim rezolutash apo vendime për zgjedhje në organe të ndryshme që varen nga Kuvendi. Procedurat parlamentare zënë rreth një të tretën, ku bie në sy çështje të axhendës apo ndryshime në afate ose në përbërje të komisioneve parlamentare. Në 7 muaj janë vetëm dy akte normative, ato të janarit 2016 dhe që lidhen me ndryshime në Buxhetin e Shtetit”, shkruan ISP-ja.
Sigal