Srebrenica/ Berisha: Rama qëllimisht shkelmon interesat kombëtare, do të shpërbëjë qenien tonë

77
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili më 22 maj garon për kryetar të Partisë Demokratike sot ka zhvilluar një takim me demokratët e Lezhës teksa shpalosi platformën e tij për drejtimin e selisë blu.

Ish-kryeministri komentoi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë të cilën Rama e hodhi poshtë në Parlament duke mos e votuar.

Sipas Berishës, kjo është e qëllimshme duke shkelmuar interesin tonë kombëtar.

“Para tre ditësh, u votua, u hodh poshtë rezoluta për gjenocidin në Bosnjë, a mund të imagjinohet që një Parlament i një vendi të lirë të marrë një vendim të tillë?

Por është detyrim ndërkombëtar dënimi i gjenocidit. Atë rezolutë që Rama e hodhi poshtë në Parlament, e ka votuar Parlamenti Europian, Kongresi i SHBA, Parlamenti i Malit të Zi një vit më parë.

Interesi ynë kombëtar po shkelmohet dhe do shkelmohet derisa të bindim çdo shqiptar se duhet t’i dalim zot. Gjithçka përpjekje për të shpërbërë qenien tonë.

E qëllimshme. Të qeverisësh 8 vite dhe të lësh qytetarët në pikiatë, më mirë i paguajnë në Rjaon. Jemi më të keqpaguarit në rajon.”-tha Berisha.