‘’Spiuni Artur Meçollari emërohet Komandant i Forcës Detare të vendit!”

603
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një reagimi në rrjetet sociale ka denoncuar faktin se negociatori për marrëveshjen e detit me Greqinë, Artur Meçollari është emëruar Komandant i Forcës Detare të vendit. Berisha e etiketon Muçollarin si spiun, ndërsa shton se vendosja e tij bëhet pas shkarkimit të Gjeneral Major Ylber Dogjanit.

Reagimi i Berishës:

Spiuni Artur Meçollari emerohet nga Zografi bis de facto Komandant i Forces Detare te vendit!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje dr.Ju bejme me dije se Artur Mecollari, i perfolur si spiun i agjenturave te huaja(biles i liruar njehere nga ushtria per kete fakt) dhe se fundi i perfolur si sherbetor e spiun i grekeve gjate angazhimit te tij ne grupin teknik te Shqiperise per demilitimin e ujrave ndermjet Shqiperise dhe Greqise, sapo u emerua Zv/Komandant i Forcave Detare.

Ky emerim i bere nga ministrja Xhacka behet ne nje kohe kur Ministrja i ka kerkuar Presidentit te Republikes shkarkimin e Komandantit te Forces Detare Gjeneral Major Ylber Dogjani. Qellimi eshte i qarte, parapergatitjen e zotit Mecollari per Gjeneral dhe komandant Force, duke mundesuar keshtu, ushtrimin e kompetencave te plota nga ana e tij, ne ushtrimin e pergjegjesive te komandi-kontrollit ne drejtimin e Forces Detare, e cila ne misionin e saj ka mbrojtjen e sovranitetit detar dhe kryerjen e Rojes Bregdetare.

Ju lutem nderhyni sa me pare, pasi nuk mundet ti besohet nje pergjegjesi kaq e rendesishme nje njeriu te dyshimte per lidhje agjenturore dhe plot rekorde te tjera negative te njohura tashme nga gjithe korpusi ushtarakeve dhe pse jo opinioni publik.

Nje veprim i tille cenon rende integritetin moral dhe besushmerine e Forcave te Armatosura, si nje strukturat me serioze te shtetit.