Spartak Ngjela: Vesh brekushe për të afektuar Erdoganin

439
Sigal

Av. Spartak Ngjela: Rama vesh brekushe për të afektuar Erdoganin

Shqipëria dëboi disa ditë më parë një mësues turk, i dyshuar si pjesë e lëvizjes gyleniste. Avokati Spartak Ngjela deklaroi se kryeministri Rama ka shkelur të drejtën ndërkombëtare me këtë akt. Av. Spartak Ngjela: Derisa vesh brekushe për ta afektuar Erdoganin, do të dorëzonte dhe këtë. Ku di Rama se çfarë është e drejta ndërkombëtare.  Rama nuk njeh ligjin e brendshëm të vetin. Bëri gabim. Në një tjetër rast të ngjashëm në Kosovë u dëbuan 5 shtetas turq rreth një vit më parë. Av. Spartak Ngjela: Atë e bëri Thaçi dhe tha nuk e dija. Erdoganin me Iranin e ke, edhe Beogradi. Shqipëria është e fortë nuk e prek njeri me aleancën e madhe që ka. Kot lodhen. Rruga më e mirë e tyre është t’i nënshtrohen fatit.