Mallakastër, grabitja dhe vrasja e 50-vjeçares, tre autorët të penduar pranojnë krimin

458
Sigal

Tre personat e arrestuar për vrasjen e 50-vjeçares Drita Saliaj në Gjerbës të Mallakastrës kanë pranuar krimin.

Para policisë ata kanë shfaqur pendesë, ndërsa nipi 16-vjeçar ka pranuar edhe që e kanë hedhur trupin në rezervuar.

Për ngjarjen kanë folur edhe fqinjët dhe të afërmit, të cilët kanë thënë se nipi i tyre ishte njeri problematik.

“Gruaja jetonte e vetme, burri dhe fëmijët ishin në emigracion në Greqi. Nipi i tyre ka qenë problematik, babain e ka në burg për drogë”, u shprehën fqinjët për mediat.

Fqinjët thonë se tre autorët duhet të marrin dënimin më të rëndë për krimin që kanë kryer.