Spartak Ngjela: Rama, kryeministri i vetëm që u tregoi historinë shqiptare, politikës së gënjeshtërt greke

437
Sigal

Doli më në fund një kryeministër shqiptar që iu tregoi
historinë shqiptare politikës së gënjeshtrës greke, një shekullore

Politika greke ka qenë gjithmonë e gënjeshtërt
dhe e trembur nga Shqipëria. Dhe prandaj ka krijuar mitin fals të Vorioepirit;
prandaj ka paguar mijëra pensione shqiptarësh ortodoksë në Korçë dhe në
Gjirokastër, dhe prandaj i fryn gjithnjë një fyelli se ortodoksët shqiptarë
janë greke. Frika është te ortodoksët shqiptarë në Greqi që flasin sot ende shqip dhe
nuk i asimiluan dot, me gjithe represionin e madh që është ushtruar në Greqi
kundër gjuhës shqipe.

Kurse, eshte fakt historik, se ortodoksët shqiptarë
bashkë me bektashinjtë shqiptarë, në Jug te Shqipërisë, kanë sjellë në
historinë shqiptare patriotizmin modern shqiptar

Kryeministri Rama, sot i tregoi historine
reaksionit grek, dhe politikës greke: shqiptarët kudo qe janë, janë shqiptarë.
Feja nuk ka te bëjë me kombesine, dhe as vetëdeklarimi i terrorit grek kundër
shqiptarëve në Greqi, nuk ka lidhje me kombësinë. Kombësia është fenomen
historik dhe objektiv: kurrë nuk ka qënë etnia një fenomen subjektiv; vetem
politika represive greke kundër shqiptarëve që jetojnë në Greqi, e ka krijuar
këtë artific racist.

Nje Kryeministër shqiptar, pas njeqind vjetësh,
arriti me ne fund t’u flase grekëve raciste me gjuhen e historisë dhe të
vërtetës.

Pas ketij fillimi, shumë aspekte të shëmtuara
antishqiptare që kanë ndodhur në Greqi, do të dëgjojnë shqiptarët