Spartak Ngjela: Ministrat hajdut flasin në kongresin e ‘rilindjes’

618
Sigal

Ngjela ne Facebook: Sapo dëgjova dy apo tre diskutime në Kongresin Socialist. Ishin që të tre ministra hajdutë. Të tre ishin mësuar që të thoshin “me në krye Edi Ramën”. Një punizëm i kulluar ky. Ku mund të ketë në një demokraci liberale kult të kryeministrit! Turp.

Njëlloj: i njëjti ritëm, e njëjta retorikë, madje dhe e njëjta emfazë e një entuziazmi agresiv: njëlloj si Partia Terroristë e Punës.
Suksese të mëdha!!! Gënjeshtra.
Ata të parët, punistët terroristë, sokëllinin për të fshehur tetrrorin, frikën dhe varfërinë ekstreme që kishin ndërkallur në Shqipëri; kurse këta socialistë, vjedhës, sokëllijnë me gënjeshtra për të fshehur vjedhjen gjigande që iu kanë bërë shqiptarëve në Shqipëri.

Kjo është arsyeja në ngjashmëri e këtyre me punizmin. Por ta dinë dhe ta besojnë, të gjithë ata shqiptarë të dëshpëruar që po i neverisin sot: këta vjedhës ordinerë nuk do të shpëtojnë dot. Do përgjigjen penalisht dhe do ta dorëzojnë gjënë e vjedhur, që të gjithë.
Njëlloj si edhe ata të tjerët që kanë dalë në rrugë për të shpëruar historinë e korrupsionit gjigand në Shqipëri, pjestarë të të cilit kanë qenë vetë.